08/07/2025

Izraeli liroi palestinezin që më së gjati qëndroi në burgjet izraelite

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Karim Younes arriti të enjten në vendlindjen e tij, Ara, pasi kaloi 40 vjet të jetës në burgjet izraelite.

Ai ka kaluar më së shumti kohë pas hekurave se çdo i burgosur tjetër palestinez.

“Kanë kaluar 40 vjet dhe unë do të sakrifikoja po aq të tjera për lirinë e popullit tim”, tha 63-vjeçari pas lirimit.

Në vitin 1983, një gjykatë izraelite e dënoi me burgim të përjetshëm 23-vjeçarin e atëhershëm Karim Younes për vrasjen e Avraham Bromberg në vitin 1980, një ushtar izraelit. Ai u dënua gjithashtu për anëtarësim në lëvizjen e atëhershme të ndaluar, Fatah dhe armëmbajtje pa leje.

Dënimi i përjetshëm më pas u ndryshua në 40 vjet. Në vitin 2017, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas zgjodhi Karim Younes si anëtar të Komitetit Qendror të Fatahut.

Ministri izraelit i Sigurisë, Itamar Ben Gvir i ndaloi palestinezët të festonin lirimin e Younes. Përveç kësaj, Aryeh Deri, ministri i Brendshëm i Izraelit, po shqyrton mundësinë e heqjes së shtetësisë izraelite të Younesit, duke sugjeruar se ai mund të dëbohet.

Forcat izraelite transportuan Karim Younis nga burgu Hadarim në qytetin e Ra’anana, rreth 57 kilometra larg shtëpisë së tij në Ara. Në Ra’anana, Younes u la në stacionin e autobusëve pa mundur të telefononte të afërmit e tij.

Ndalesa e parë e Karimit në Ara ishin varrezat ku janë varrosur prindërit e tij.

Heqja e shtetësisë izraelite për ish-të burgosurin ka një bazë ligjore, sipas ekspertit ligjor, Sawsan Zaher.

Në vitin 2008, parlamenti izraelit, Knesseti amendamentoi ligjin e shtetësisë duke i dhënë kompetenca ministrit të Brendshëm t’ia heqë shtetësinë personave të dënuar për vepra terroriste.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...