15/03/2025

Familja e Xhafer Devës e padisin ambasadorin gjerman në Kosovë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në shkurt të vitit të kaluar, Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde kishte shprehur shqetësimin e tij në lidhje me planet e Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

Ai ishe shprehur i shqetësuar, siç kishte potencuar ai se Deva ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve gjerman.

Mirëpo, në lidhje me deklarimet e ambasadorit se Deva ka marrë pjesë në përndjekjen e hebrenjve dhe për shkak se shtëpia e tij nuk duhet rinovuar, familja e Xhafer Devës kanë ngitur padi për shpifje ndaj Rohde në gjykatën e Berlinit.

Valdet Deva – nipi i Xhafer Devës, tha se ambasadori gjerman nuk i shërben popullit gjerman.

Ambasadori gjerman është servil i politikës serbe”, ka thënë Deva në klan.

Sipas familjarëve, ambasadori ka pranuar tri letra deri tash, ku iu kërkua që të shpallë fakte në akuzat që i bëri, por i njëjti nuk u ktheu përgjigje.

/GazetaSinjali/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...