Ejmen Hasani, është një nga studentët e shumtë që kanë mësyer botën arabe për të studiuar shkencat islame.
Ejmeni një merakli i kaligrafisë arabe i lindur në Jordani është shqiptari i vetëm që e njeh “Kaligrafinë Arabe” pasi për një kohë të gjatë ka ndjekur kursin e kaligrafisë arabe në EBA.
Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Vushtrri pastaj është regjistruar në Fakultetin Teknik në Departamentin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës. Studimet në UP i ka ndjekur për 1 vit për tu transferuar pas 1 viti në Universitetin Al-Qasimia në Sharika të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Rrugëtimi i Ejmen Hasanit për në EBA ishte me synim që të studiojë Ekonominë Islame, mirëpo vazhdoi specializimin në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe. Njëkohësisht nga fillimi e deri në diplomin ka ndjekur kursin e kaligrafisë arabe ku edhe ka mësuar disa nga llojet e shkrimeve të njohura të saj. rti