Biznesmeni i njohur Burim Piraj, pronar i Meka Hallall Food përmes rrjetit social facebook i ka bërë apel prodhuesve vendor që të mos i ngrisin çmimet.
Reagimi i pirajt vjen pas ankesave nga qytetarët se prodhuesit vendor i kanë ngritur çmimet.
Postimi i plotë:
Në emër të grupit “Besa Besë” i drejtohem prodhuesve vendor të Kosovës the të mbarë trojeve shqiptare!
Të nderuar prodhues!
Ju jeni heronjtë tanë të paqes!
Zoti ju bekoftë që me dijen dhe vullnetin tuaj po punoni dhe po krijoni vende të reja të punës njëherë dhe po ndikoni në zhvillimin ekonomik të trojeve tona.
Kemi nderin dhe ndihemi krenar që ju kemi!
Ne e kemi një apel i cili vjen nga zëri i popullatës sonë dhe duhet të përçohet deri tek ju!
JU LUTEMI MOS I RRITNI ÇMIMET!
E dimë se kriza ekonomike e ka kapluar tërë globin, dhe rritjeve të çmimeve nuk po mund t’u bëjnë ballë as vendet e industrializuara, mirëpo, tani kur fushata për bojkot të prodhimeve serbe ka marr hov dhe po jep rezultatet e para, ju lutemi me aq sa ju mundeni të mos i rritni çmimet në mënyrë të pa arsyeshme.
KY APEL VLEN EDHE PËR TREGTARËT, SIDOMOS PËR RRJETET E MËDHA!
Zoti ju bekoftë!/rti