22/08/2025

“Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet të premten” – Vuçiq tregon kushtin që duhet plotësuar Kurti

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në Davos se Serbia po përballet me një vit kritik, ndoshta një nga më të vështirat në historinë moderne në aspektin politik dhe ekonomik.

Ai për mediat serbe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka thënë se nga bisedimet me liderë të ndryshëm ka kuptuar se e vetmja gjë për të cilën të gjithë janë interesuar janë sanksionet kundër Rusisë dhe pavarësia e Kosovës, transmeton Telegrafi.
I pari i shtetit serb pohoi se të premten do të takohet me përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, SHBA-së, Italisë dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe vlerësoi se do të jetë “një takim shumë, shumë, shumë i vështirë me fuqitë më të mëdha botërore”.

“Të shtunën, do t’i drejtohem opinionit me masa të reja dhe do t’iu tregojë se çfarë po i kërkohet dhe po pritet nga Serbia për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë”, tha Vuçiq, raporton N1.
I pyetur për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se nëse ka vullnet mund të arrihet një marrëveshje në muajt e ardhshëm, ai deklaroi se “Kjo mund të bëhet pasnesër, nëse heq dorë nga synimet secesioniste”.

“A e keni parë dokumentin e BE-së. Aty janë ndëshkuar dhe sanksionuar të gjithë secesionistët. Dhe ata bënë një shkëputje të dhunshme të një pjese të territorit tonë. Ata thonë se ne duhet të dënojmë dhe të sanksionojmë ata që inkurajojnë shkëputjen, ndoshta pjesë të Kosovës dhe pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ata që në kundërshtim me rregullat morën vendim për të bombarduar një vend”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë në të cilën pjesa për Kosovën është shumë më problematike sesa për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...