15/03/2025

Hapet fondi për donacione pas vërshimeve në Skenderaj, publikohet dokumenti si mund të kontribuoni

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Skenderaj është një nga komunat më të dëmtuara nga vërshimet dhe përmbytjet e ditëve të fundit. Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, dje vlerësoi se dëmi material nga këto reshje është rreth 10 milionë euro.

Ndërsa sot ai ka publikuar të dhënat e fondit emergjent, duke kërkuar ndihmë nga të gjithë për të grumbulluar të holla që do të vihen në dispozicion të komunës, për kompensim të dëmeve materiale.

image 134

Postimi:

“Të dashur njerëz të vullnetit të mirë,

Të dashur përfaqësues të biznesve,

Të dashur bamirës,

Pas zyrtarizimit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirsve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale” ka njoftuar Nura.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...