13/03/2025

Koreja e Jugut regjistron ditën më të ftohtë të sezonit me temperaturë -39 gradë Celsius

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Koreja e Jugut regjistroi ditën më të ftohtë të sezonit sot, me temperatura që ranë në -25,5 gradë Celsius në kryeqytetin Seul dhe -39,3 gradë Celsius në Cheorwon në veri të vendit, thanë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA)

Reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta u raportuan gjithashtu në disa zona të vendit, duke bërë që transportuesit ajrorë të anulojnë 466 fluturime të brendshme ndërsa njerëzit filluan të kthehen nga pushimi me rastin e Vitit të Ri Hënor, raportoi Yonhap News.

Sipas agjencisë, moti detyroi gjithashtu pezullimin e qindra anijeve të pasagjerëve në të gjithë vendin.

Agjencia shtetërore e motit (KMA) parashikoi gjithashtu temperatura të ulëta të mërkurën nga -9 gradë në -23.

Fotografitë e publikuara nga agjencia e motit tregojnë një stuhi në qytetin Jeju në ishullin më të madh të vendit dhe reshje të dendura bore në qytetin jugperëndimor Gwangju./aa

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...