07/07/2025

SBAShK: Ditët e fundit ka presione të vazhdueshme ndaj kryetarit Rrahman Jasharaj

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut, në një komunikatë për media ka bërë të ditur se përkundër shtimit të presionit ditëve të fundit, greva në arsim do të vazhdojë.

Në njoftim thuhet se këto ditë ka pasur presione të vazhdueshme ndaj kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, sipas tyre me anë të postimeve të rrejshme, duke e përmendur edhe tentimin e së hënës për sulm fizik ndaj tij.

“Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut, po përcjell në vazhdimësi tani e 13 ditë rrjedhën e grevës në institucionet arsimore ku ka vërejtur se ditët e fundit ka presione të vazhdueshme ndaj kryetarit të SBASHK-ut z.Jasharaj, duke u munduar ta shantazhojnë e etiketojnë me postime të rrejshme, pastaj përgatitja e tentim sulmit fizik gjatë vizitës së tij që u bëri grevistëve”, thuhet në njoftim.

Presionet sipas tyre, po vijnë nga Qeveria e Kosovës duke e përmendur vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në komunën e Podujevës, ku kishte bërë thirrje që greva të ndalej.
“Presionet janë të vazhdueshme edhe nëpër disa komuna, shkolla dhe çerdhe, si nga ana e Qeverisë – rasti i djeshëm i vizitës së Kryeministrit Kurti në Podujevë, ashtu edhe nga një numër i vogël i prindërve me fëmijët e tyre (nxënësit) që tentojnë ta thyejnë grevën”, thuhet në njoftimin e SBAShK-ut.

SBAShK-u, ka paralajmëruar padi ndaj atyre që përhapin dezinformata. Sipas kësaj sindikate përhapja e dezinformatave ka për qëllim përçarjen e anëtarësisë së tyre.

“Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut është duke i përcjell me vëmendje dezinformatat nga kushdo qoftë, të cilat kanë qëllimin e vetëm përçarjen e anëtarësisë sonë. Të gjitha këto do ti paraqesim pranë organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut, i ka bërë thirrje edhe Policisë së Kosovës, t’i përcjellin rastet sikurse ai i ditës së hënë ku një qytetar kishte tentuar ta sulmojë fizikisht kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...