08/07/2025

Turqia thërret ambasadorin danez në Ankara për dhënien e lejes për djegien e Kuranit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Jashtme e Türkiye-s ka thirrur ambasadorin e Danimarkës në Ankara, Danny Annan, për dhënien e lejes për djegien e Kuranit para ambasadës së Türkiye-s në Kopenhag.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, ambasadorit të thirrur në Ministrinë e Jashtme, i është theksuar se Türkiye dënon në mënyrën më të fuqishme lejimin e aktit provokues ndaj Kuranit, i cili është qartazi në cilësinë e krimit të urrejtjes.

Ambasadorit iu përcoll se ky qëndrim i Danimarkës është i papranueshëm si dhe iu theksua se pritet që të mos jepet leje ndaj veprimit në fjalë./aa

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...