09/06/2025

Japonia dhe Holanda i bashkohen SHBA-së në kufizimet e çipave ndaj Kinës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Japonia dhe Holanda do t’i bashkohen SHBA-së në vendosjen e ndalesave të çipave ndaj Kinës, raporton Bloomberg.

Qëllimi i kësaj është “goditja ndaj ambicieve të Pekinit për ndërtimin e kapaciteteve të saj për prodhimin e çipave vendor”, kjo sipas burimeve të gazetës.

Kompania holandeze ASML Holding VL do të ndalohet që të transferojë makineritë të litografisë me ultravjollcë të thellë që përdoren për prodhimin e çipave, dhe kufizime të ngjashme do të vendosen për kompaninë japoneze Nikon Corp, shkruan GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Përpjekja e përbashkët është një zgjerim i politikës së presidentit amerikan Joe Biden për të kufizuar aftësinë e Kinës për të prodhuar dhe zhvilluar gjysmëpërçuesit e saj, të cilat përdoren për inteligjencën artificiale dhe mësimin e makinerive në ushtri, por do të ndikojë gjithashtu edhe në industrinë e teknologjisë celulare.

Prodhuesit e pajisjeve amerikane u ankuan se pengimi i vetëm kompanive amerikane nga tregtia me Kinën po ndikon në konkurrencën e tyre, gjë që çoi në rishqyrtimin e qeverisë holandeze dhe japoneze se si ASML, së bashku me Tokyo Electron, po eksportojnë makineri të tilla./telegrafi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...