Njohësi i politikës turke, Mustafë Bajrami ka shkruar në rrjetin social facebook se partitë kryesore opozitare në Turqi kanë arritur marrëvesje për të garuar së bashku në zgjedhjet e qershorit
Postimi i plotë:
Gjashtë partitë kryesore opozitare në Turqi arrijnë marrëveshjen për të garuar së bashku në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në qershor të këtij viti. Në marrëveshje janë specifikuar edhe pikat që flasin për ndryshimin e Kushtetutës, nëse i fitojnë zgiedhjet. Këto parti janë: CHP, IYI Parti, DEVA, Demokrat Partisi, Saadet Parti dhe Gelecek Partisi.
Në anën tjetër, ish-Kryeministrja e Turqisë Tansu Çiler ka shprehur haptas mbështetjen e saj për Erdoganin.
Luftë e nxehtë brenda Turqisë për ta rrëzuar Erdoganin, si dhe interesim i madh nga bota për rezultatin e këtyre zgjedhjeve..!






