Futbollisti maroken Sofyan Amrabat nuk është paraqitur sot në stërvitjen e Fiorentinës, pasi ky klub ka refuzuar ofertën e Barcelonës për mesfushorin.
Dje, Barcelona dërgoi një ofertë prej tre milionë eurosh për një huazim deri në fund të sezonit, me mundësinë e blerjes së kontratës së marokenit për 37 milionë euro, që do të sillte përfundimisht një dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh.
Sidoqoftë, Fiorentina nuk e pranoi ofertën dhe Amrabat, refuzoi të dilte në stërvitje dhe kështu iu dërgoi mesazh të qartë drejtuesve se çfarë mendon për refuzimin e ofertës nga ana e tyre.