06/07/2025

Dy vjet pa asnjë njohje-Hoxhaj kritikon politikën e jashtme

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikuar politikën e jashtme në Kosovë, duke thënë se është “në rënie të lirë”.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se sot janë bërë dy vjet prej kur Kosova nuk ka asnjë njohje, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, partneritet bilateral apo marrëveshje të reja me Bashkimin Evropian.

“Sot, Kosova bëri dy vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, asnjë partneritet bilateral, asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo është politika e jashtme e rënies së lirë!”, ka shkruar ish-kryediplomati.

Shteti i fundit që e ka njohur Kosovën është Izraeli – më 4 shtator 2020, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...