16/02/2026

Asociacioni, opozita kërkon kujdes në raportet me aleatët dhe respektim të Kushtetutës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presioni për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po shtohet çdo ditë e më shumë nga ndërkombëtarët, ndërsa ekzekutivi i Kosovës, së fundmi ka dalur me gjashtë kushte për formimin e tij.

Deputetët e partive opozitare adresuan kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, derisa thanë se kjo çështje duhet të merret me seriozitet nga kryeministri Albin Kurti, i cili duhet të jetë në bashkëpunim me SHBA-në.

Sipas tyre, fakti që Qeveria nuk ishte e ftuar në lutjet e mëngjesit në SHBA, lënë të nënkuptohet se mund të ketë dëmtim të raportit me ShBA-në. Nga pozita thanë se nuk ka arsyeje pse të formohet apo të propozohet plan i ri për Asociacionin.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha për KosovaPress se Qeveria duhet ta nxjerrë një alternativë tjetër nga ajo që është parë deri tash për Asociacionin.

“Në këtë rast Asociacioni është çështje që duhet ta marrë përgjegjësi Qeveria e Kosovës. Ne e dimë që Qeveria duhet ta nxjerrë një statut në mbledhjet e saj për Asociacionin, i cili duhet të jetë në harmonizim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Qeveria duhet të ketë alternativa, duhet të ruajë partnaritet me miqtë ndërkombëtarë, me SHBA-të dhe me BE-në. Duhet të jetë e sinqertë dhe transparente për qytetarët e Kosovës dhe jo të krijojë këso situata dhe në fund të veprojë ndryshe. Mendoj se qëndrimi i Kurtit sa i përket Asociacionit nuk është i sinqertë ”, tha Beqa.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi tha se ekzekutivi duhet të dalë përballë këtyre proceseve, derisa shtoi se duhet të ketë kujdes në raport me ShBA-në.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të dalë përballë këtyre proceseve të vendit tonë. Çdo proces që ka të bëjë me shtetin e Kosovës, kryeministri duhet të dalë me një përgjigje se çfarë do të veprojë me çështjen e Asociacionit. Pra, puna i mbetet kryeministrit, pasi ka 51%.

Po ashtu, kryeministri duhet të ketë kujdes në raport me SHBA-të, sepse falë tyre ne jemi këtu. Ne si LDK e kemi përkrahur kryeministrin në proceset integruese, por gjithmonë ato procese kur kanë qenë në dakrodim me SHBA-të dhe BE-në.”, tha Krasniqi.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj u shpreh për KosovaPress se kryeministri Kurti ka bërë veprime të gabuara duke rrezikuar sigurinë e vendit.

Kadrijaj përmendi edhe draftin e propozuar së fundmi për Asociacionin, duke thënë se Qeveria duhet ta analizojë nëse është në frymën kushtetuese. Ajo shtoi se Qeveria duhet të përnqedrohet në marrëveshjen finale.

“Me veprimet kryeneçe të tilla dhe me populizmat e tij nuk di ku dëshiron t’i çojë. Është propozuar një draft, Qeveria duhet të ulët, ta analizojë dhe duhet të shohë a është në frymën e Kushtetutës së Kosovës dhe a preket Kushtetua, sepse edhe kur është nënshkruar marrëveshja në Bruksel, ne e kemi dërguar në Kushtetuese dhe ka dhënë disa verdikte që ka pas shkelje të Kushtetutës në atë marrëveshje. Nëse duhet të bëhet Asociacioni, duhet të bëhet vetëm në frymën e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo që duhet bërë kjo Qeveri është koncentrimi në marrëveshjen finale, sepse është anagzhim i madh i vendeve aleate për arritjen e një marrëveshjeje finale dhe në konturat e saj që duhet të respektohet sovraniteti, integriteti, duhet të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sepse ne pa vendet aleate kot që kemi aplikuar për antarësim në BE.”, tha Kadrijaj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...