08/07/2025

Abazi: Heqja e ‘lakut’ të Asociacionit hap shumë dyer për procesin franko-gjerman dhe çështje të tjera

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Haki Abazi, gjatë intervistës dhënë për Telegrafin ka zbërthyer disa nga procese të cilat e presin Kosovën pas zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Abazi tha se heqja e ‘lakut’ të Asociacionit hap shumë dyer si për procesin franko-gjerman edhe për çështje tjera.

“Heqja e lakut të Asociacionit e hap derën për procesin franko-gjerman. E dyta është që diskutimi mbi Ballkanin është diskutim mbi sigurinë dhe ombrellën e sigurisë pas luftës në Ukrainë. Me këtë ne duhet të hapim derën për njohje të pesë vendeve, ose pajtueshmërinë e plotë që ato nuk do të bllokojnë në Integrimin Evropian”, ka thënë Abazi.

ipas tij, nuk është vetëm fjala për njohje nga këto pesë shtete, por siç theksoi ai e rëndësishme është zhbllokimi që këto shtete të lëvizin dhe Kosova të bëhet pjesë e NATO-s, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, dhe dinamizimi i procesit integrues në BE, etj.

Por, deputeti i LVV-së shton se krejt kjo është e kotë nëse nuk ka pako të fuqishme financiare./telegrafi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...