22/11/2024

Kosova U15 triumfon ndaj Malajzisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën nën 15-vjeçe ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse në UEFA Development Tournament që po mbahet në Shkup.

Dardanët e rinj të drejtuar nga Ilir Nallbani, të hënën, kanë triumfuar ndaj bashkëmoshatarëve të tyre nga Malajzia, pas penalltive, me rezultat 4:2, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 2:2.

Golat për Kosovën gjatë kohës së rregullt i shënuan Rezon Ademi dhe Rin Ahmeti, derisa nga penalltitë realizuan Omer Shala, Rin Ahmeti, Rezon Ademi dhe Aldon Osmani. Kosova e nisi ndeshjen me këtë 11-she: Ismail Hasimi, Pashtrik Morina, Erin Demolli, Eliot Uka, Aldon Osmani, Rin Ahmeti, Butrint Idrizi, Enkel Ramiqi, Rezon Ademi, Erhard Vokrri dhe Festlind Graishta.

U inkuadruan edhe Omer Shala, Lorik Mehmetaj dhe Dion Bajrami. Përzgjedhësi Ilir Nallbani pas ndeshjes theksoi se ka pritur paraqitje më të mirë nga ekipi, por që djemtë nuk arritën të japin më të mirën e tyre për disa arsye.

“Në përgjithësi jemi të kënaqur me atë çfarë treguan djemtë, por realisht kam pritur paraqitje më të mirë, pasi kemi punuar që dy muaj. Presioni i ndeshjes së parë, emocionet dhe fusha kanë pasur ndikim në lojën e ekipit tonë. Edhe kundërshtari ishte shumë i mire, ndonëse shtatshkurtër ata ishin shumë të lëvizshëm dhe na shkaktuan shumë telashe. Sidoqoftë, tek rezultati 2:1 kishim mundësi për ta shtuar epërsinë, por shpërdoruam rastin dhe më pas pësuam gol. Besoj se në dy ndeshjet e ardhshme do ta përmirësojmë lojën tonë dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive”, ka theksuar Nallbani.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...