08/07/2025

Barcelona nuk ndalet në La Liga, shkëputet 11 pikë nga vendi i dytë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Barcelona e ka thellur në 11 pikë diferencën me vendin e dytë në kampionat që mbahet nga Reali i Madridit. Katalanasit triumfuan në ndeshjen e javës së 21 ndaj Vijarealit, duke regjistruar fitoren e 18 në La Liga.

Goli i Pedrit i mjaftoi katalanasve që të merrnin 3 pikët e radhës, teksa nuk humbasin në kampionat që prej El Klasikos së zhvilluar në 16 tetor 2022.

Fitore regjistroi dhe Atletiko e Madridit e cila mposhti minimalisht Selta Vigon. Goli i vetëm i përballjes u shënua nga holandezi Memfis Depai që gjen goli ne parë me skuadrën madrilène. Me këtë fitore Atletiko renditet në vendin e katërt, që përkthehet me zonën Champions.
Reali i Madridit qëndron në vendin e dytë në tabelë, teksa ka zhvilluar një ndeshje më pak, për shkak të angazhimit në botërorin e klubeve, aty ku triumfoi për herë të pestë në histori.

Ndeshja e radhës në Spanjë për të besuarit e Karlo Ancelottit është ajo ndaj Elches, e cila luhet të mërkurën. Në 5 përballjet e fundit Reali ka lënë 8 pikë, ku ka vetëm 2 fitore. Në përballjen e fundit u mposht nga Majorka 1-0.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...