08/07/2025

Klubet më të trofeshme në histori të futbollit: Gjigantët evropianë as në top pesëshe

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Real Madridi u kurorëzua kampion bote të shtunën e javës që lamë pas. Los Blancos mundën Al Hilal në finalen e Kupës së Botës për Klube në stadiumin Prince Moulay Abdellah në Marok.

Vinicius Junior dhe Federico Valverde me dy gola, ndërsa Karim Benzema me një – ishin në listën e realizuesëve teksa madrilenët fituan 5-3.

Real Madridi është një klub me histori të ndritur. Ata kanë fituar 100 trofe dhe kësaj liste padyshim në vitet e ardhshme do t’i shtohen edhe shumë të tjerë.
Por, si krahasohet kabineti i tyre i trofeve me klubet më të suksesshme në botë?

Daily Star ka publikuar listën e klubeve më të trofeshme në histori të futbollit, por bardhëezinjtë nuk janë në vendin e parë:

20# Boca Juniors (Argjentinë) – 57 trofe
19# Steaua Bucharest (Rumani) – 60 trofe
18# Anderlecht (Belgjikë) – 60 trofe

17# Galatasaray (Turqi) – 62 trofe
16# Liverpool (Angli) – 66 trofe
15# Manchester United (Angli) – 66 trofe
14# Juventus (Itali) – 67 trofe

13# Ajax (Holandë) – 73 trofe
12# Porto (Portugali) – 78 trofe
11# Olympiacos (Greqi) – 79 trofe
10# Bayern Munich (Gjermani) – 82 trofe

9# Al-Faisaly (Jordani) – 83 trofe
8# Benfica (Portugali) – 83 trofe
7# Barcelona (Spanjë) – 93 trofe
6# Real Madrid (Spanjë) – 100 trofe

5# Atletico Penarol (Uruguai) – 110 trofe
4# Celtic (Skoci) – 113 trofe
3# Rangers (Skoci) – 116 trofe
2# Club Nacional de Football (Uruguai) – 117 trofe
1# Al Ahly (Egjipt) – 121 trofe. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...