Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kombëtare më 3 mars. Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.
Por po me datë 3 mars do të mbahet edhe seanca gjyqësore mbi vendimin e Apelit për logon e PD-së.
Në seancën e 3 marsit pritet të shqyrtohet ankimimi i bërë nga grupimi i Enkelejd Alibeaj, mbi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri i cili legjitimoi dhe njohu vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të thirrur nga Sali Berisha.
Apeli pritet të thotë fjalën e fundit se kujt i takon drejtimi i Partisë Demokratike.