Të djathtët në Serbi, të cilët kanë protestuar sot në qendër të Beogradit për shkak të planit perëndimor për Kosovën, në një moment kanë shembur gardhin pranë Presidencës dhe janë afruar te godina duke thirrur “ku është Vuçiq” dhe “tradhti, tradhti”.
Sipas mediave serbe, protestuesit kanë qëndruar pranë hyrjes së Presidencës, derisa në vendngjarje ka arritur policia duke shpërndarë njerëzit e mbledhur aty.
Raportohet se protestuesit kanë bërë thirrje si, “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “arrestoni Vuçiqin”, ndërsa ishin larguar pas dhjetë minutash nga ndërtesa.