08/07/2025

Skenderaj: Mbi 12 milionë euro dëme nga përmbytjet

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mbi 12 milionë e 203 mijë euro janë dëmet që i ka pësuar komuna e Skënderajt si pasojë e përmbytjeve që ndodhën më 19 janar atje.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.

Nura tha se me këtë rast janë të prekur 372 familje.

“Pas nënshkrimit të kërkesës zyrtare për kompensim të dëmeve, në një vlerësim ku ishin përfshirë njohës të fushave dhe ekspertë, duke vlerësuar kujdesshëm çdo humbje materiale, sot po u drejtohemi Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Komisionit Qendror të Qeverisë për vlerësim të dëmeve për fjalën përfundimtare”, tha Nura.

I pari i Skenderajt theksoi se ka bërë kërkesë tek Qeveria e Kosovës për kompensimin e dëmeve.

Si pasojë e vërshime që ndodhën një muaj më parë, më të prekur ishin: Skenderaj dhe Mitrovicë./klankosova

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...