Futbollistët e Liverpoolit dhe Real Madridit do të përballen sonte në një përsëritje të finales së vitit të kaluar, në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Jurgen Kloppit së fundmi është këndellur derisa të shtunën mundi Newcastlen, një rival për top-katërshe.
Pas një edicioni zhgënjyes deri më tash, duket se gjërat janë duke u përmirësuar te “Të Kuqtë”.
Nga ana tjetër, Real Madridi ka mbetur mbrapa Barcelonës në luftën për titull në La Liga, por që “Los Blancos” duket se e kanë gjithmonë formulën për të fituar ndaj Liverpoolit.
Ndeshja e sotme zhvillohet nga ora 21:00 në “Anfield”, derisa ajo e kthimit në fillim të muajit të ardhshëm.
Tashmë trajnerët e dy skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Bajcetic, Fabinho, Henderson; Salah, Darwin, Gakpo
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba; Valverde, Camavinga, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius.