18/02/2026

Tërmet me magnitudë 5,6 ballë godet provincën turke Malatya

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Lëkundjet ndodhën derisaTurqija vazhdon të përballet me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit në rajonin jugor të vendit

Një tërmet me magnitudë 5,6 ballë goditi provincën Malatya në pjesën lindore të Turqisë, tri javë pas dy lëkundjeve masive tronditën rajonin.

Tërmeti ndodhi në orën 12:04 pasdite me kohën lokale, me epiqendër 6,96 kilometra nën sipërfaqe në rrethin Yeşilyurt, tha Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Sipas AFAD-it, deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Lëkundjet ndodhën derisa Türkiye vazhdon të përballet me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit në rajonin jugor të vendit.

Të paktën 44.374 njerëz kanë vdekur për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme të 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë.

Malatya ishte një nga provincat e goditura nga tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş që prekën gjithsej 11 provinca.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...