18/02/2026

Incidenti ndaj Petraq Milos, Abazoviq kërkon falje: Nuk e ka prishur radhën në kufij

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u pyet gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, në lidhje me dhunën e ushtruar nga policët kufitarë malazez ndaj profesorit Petraq Milo.

Abazoviqi i kërkoi falje profesorit dhe tha se aktorët që kryen atë akt të shëmtuar do të dënohen.

Gjithashtu shefi i qeverisë në Podgoricë u tërhoq nga deklarata se profesori kishte prishur radhën. Ai tha se pas informatave që ka marrë profesori nuk ka kryer asnjë akt të kundërligjshëm.

“Shkurt më vjen shumë keq që ka ndodh ky incident, i kam kërkuar falje profesorit. Masat janë marrë menjëherë dhe janë arrestuar aktorët e këtij incidenti”, tha Abazoviq.

“Më vjen keq që ka ndodhur kjo kjo gjë dhe kushdo që vjen nga Shqipëria është i mirëpritur. Nuk kam qejf të politizohet kjo çështje, pasi nuk ka të bëjë me politikën zyrtare, por me një rast katastrofal”, shtoi ai/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...