Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e FSK-së për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti ka thënë se më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, në familjen e Shaban Jasharit në Prekaz u luftua nga Serbia fashiste e Sllobodan Millosheviqit, e cila ka menduar se duke vrarë Adem dhe Hamëz Jasharin, mund ta shuante UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë për çlirimin e Kosovës.
“Duke ndezur luftën në Prekaz, ajo vetëm sa e nxiti edhe më shumë mobilizimin dhe përbashkimin e njerëzve rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga disa grupe personash të armatosur me luftën e saj të drejtë dhe të çiltër, arriti ta fitonte edhe përkrahjen e NATO-s e veçanërisht të SHBA-së, që u përfshinë më pas në luftë për t’i dhënë bashkë goditjen përfundimtare Serbisë dhe për ta çliruar Kosovën në vitin 1999”, ka thënë Kurti./tlg






