21/04/2026

Sveçla propozon Gazmend Hoxhën për drejtor të ri të Policisë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gazmend Hoxha, drejtor i departamentit për operacione në Policinë e Kosovës, pritet të udhëheq me këtë institucion nga kjo e mërkurë. Ministri i Punëve të Brendshme, ka konfirmuar se pas përfundimit të gjitha procedurave, emrin e Hoxhës e kanë dërguar në Qeveri për votim. Por, konkursi për drejtor të Policisë po kërkohet të ripërsëritet e po kritikohet nga ish-udhëheqësit e PK-së, e MPB-së.

Nga kjo e mërkurë, një ndër institucionet më të larta të sigurisë pritet të ketë një udhëheqës.

Në krye të Policisë së Kosovës, pritet të vijë Gazmend Hoxha, momentalisht Drejtor i Departamentit për Operacione në këtë institucion.

Emrin e Hoxhës, tashmë ka dërguar për votim në Qeveri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, informacion që ai e ka konfirmuar vet për televizionin Dukagjini.

“Sipas ligjit, sipas kushtetutës unë kam dorëzuar një emër jo shumë emër jo shumë emra, të një eprori të lartë të policisë së Kosovës, për tu zgjedhur në mbledhjen, e qeverisë… Po është emri i Gazmend Hoxhës, eprorit të lartë drejtorit të operacionit, që pres të votohet për drejtor të ri të policisë së Kosovës”, ka deklaruar Sveçla.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...