21/04/2026

Jasharaj: Asnjë punëtor i arsimit nuk është i kënaqur me vlerën e koeficientit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot në mbarë hapësirën shqiptare, nderohet kontributi i mësimdhënësve për arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.

Ndërkohë, në Kosovë kjo ditë i gjen mësimdhënësit jo edhe aq të kënaqur me kushtet e punës, ndërsa kanë shprehur pakënaqësinë edhe për vlerën e koeficientit të pagave.

Ndërkohë, gjatë ditës shënohen aktivitete për nder të 7-Marsit, ku do të ndahet edhe çmimi “Shaban Jashari”, për mësimdhënësin e dalluar të vitit.

“Mësuesja ime e dashur, sa fort që të dua! T’i gjithçka me vlerë je për mua! Mësuesen time e dua, e respektoj e me shumë gëzim festën e saj e festoj!”. Këto janë urimet e nxënësve për mësuesit, të cilët shkruajnë vargje, dhurojnë lule e përqafime për t’i bërë mësimdhënësit të ndihen të lumtur e të vlerësuar në ditën e tyre. Por, megjithatë sipas sindikalistëve, kjo ditë feste për mësimdhënësit, i gjen ata jo të kënaqur pasi kanë pritur më shumë për sa u përket pagave.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën se asnjë punëtor i arsimit që nga çerdhet e deri në arsimin e lartë, nuk janë të kënaqur me vlerën e koeficientit për pagat.

“Pakënaqësi ka, nuk jemi të lumtur me vlerën e koeficientit, jemi deri diku të lumtur me koeficientet si të tillë, sepse e kanë vënë arsimin në një pozitë me të mirë. Kemi vlerësuar se më mirë është ta kemi një ligj që për momentin sjell një ngritje modeste, se sa të ndodhë si herët e kaluara që ligji të kthehet në pikën zero e pastaj të kemi angazhime e përplasje për të pasur një ligj të ri”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...