Numri i udhëtarëve të Turkish Airlines (THY) në dy muajt e parë të këtij viti është rritur me 38 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 10.9 milionë.
THY ka publikuar të dhënat e fundit të trafikut ajror për muajin shkurt të vitit 2023.
Numri i udhëtarëve në muajin shkurt u rrit me 22.5 për qind dhe kërceu në 4.9 milionë ndërsa numri i udhëtarëve ndërkombëtarë u rrit me 69.7 për qind dhe arriti në 2.1 milionë, duke e çuar përqindjen e plotësimit të ulëseve të avionëve në 81.3 për qind.
Numri i përgjithshëm i udhëtarëve në janar dhe shkurt të këtij viti është rritur me 38 për qind, nga 7.9 milionë në 10.9 milionë./aa





