Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndërprerë fjalimin e tij gjatë vënies së gurthemelit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fan S. Noli”, Kamenicë.
Kështu ka raportuar “Klan Kosova”, ku thuhet se derisa Kurti po bënte prezantimin e projektit, filloi ezani në një xhami dhe papritmas Kurti ndërpreu fjalimin e tij derisa të përfundojë ezani.
Ndryshe, nuk është hera e parë që Kurti dhe vartës të tjerë praktikojnë ndërprerjen e fjalimit gjatë momentit kur thirret ezani.
Mirëpo ka qenë reagimi i menjëhershëm nga shoqëria muslimane duke i bërë thirrje kryeministrit për ta ndryshuar Udhëzimin Administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.






