14/04/2024

A do të ketë zhvillime të reja? Borrell takon ndaras Kurtin dhe Vuçiqin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se në Munih do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Sinjali.

Kurti dhe Vuçiq janë në mesin e dhjetëra udhëheqësve nga e mbarë bota që po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, që nis punimet më 16 shkurt.

Borell shtoi se ai do të tentojë për një takim të mundshëm mes Kurtit dhe Vuçiqit në një vend tjetër.

“Nuk është në planifikimet e mia, nuk është në agjendën time, por nëse do të ishte i mundur, ne do të ishim të lumtur. Në të kundërtën, unë duhet të tentoj ta arrij këtë [takimin Kurti-Vuçiq] diku tjetër”, tha Borrell në Munih.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka kërkuar që për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, Kosova dhe Serbia të diskutojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian.

Kjo rregullore hyri në fuqi më 1 shkurt dhe autoritetet kosovare thanë se ajo po zbatohet përmes një faze lehtësuese tranzitore, e cila do të zgjasë jo më shumë se tre muaj.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar rregulloren e BQK-së e cila parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa me para të gatshme dhe kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të saj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...