Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri sot në Kuvendin e Kosovës ka paraqitur një Rezolutë përmes së cilës kërkohet që Qeveria Kurti të dorëhiqet.
Kushtrim Xhemaili nga AAK tha se Rezoluta për dorëheqjen e Qeverisë Kurti do të paraqitet nga shefi i Grupit parlamentar, Besnik Tahiri në fund të seancës të së premtes, ku do të diskutohet për trevjetorin e punës së qeverisë.
Në draft-rezolutën e AAK-së thuhet “të gjithë parametrat e deritanishëm, sot në trevjetorin e kësaj Qeverie janë dëshmi se janë plotësuar të gjitha kushtet që Qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me mocion për shkarkimin e saj, të propozuar nga AAK”.
AAK thekson tutje në draft-rezolutën se “pas dorëheqjes ose shkarkimit të Qeverisë, të shpërbëhet Kuvendi i Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/