08/07/2025

AAK: Të ndalen mashtrimet, qeveria ta shfuqizojë vendimin për rritje të tatimit në pronë!

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar që të shfuqizohet aplikimi i rivlerësimit të fundit dhe faturat për vitin3 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022.

Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare, AAK ka thënë propozimi për faljen e tatimit në pronë për 100 euro përveç që është mashtrim, është edhe anti-ligjore.

“Kjo nismë është anti-ligjore, sepse Ligji për Tatimin në Pronë është i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe vetëm Kuvendi ka të drejtë ta ndryshojë ose të falë borxhet e tatimit në pronë”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Reagimi i plotë:

Të ndalen mashtrimet, qeveria ta shfuqizojë vendimin për rritje të tatimit në pronë!

Vendimi i Ministrisë së Financave për rritjen e tatimit në pronë, ka goditur direkt xhepin e qytetarëve, në këtë kohë kur çmimet për secilin produkt janë dyfishuar.

Në mungesë të veprimeve serioze në shërbim të rritjes së mirëqenies socio-ekonomike, qeveria paska vendosur që përmes kuvendeve komunale të vazhdojë me mashtrim, me propozimin për faljen e tatimit në pronë për 100 euro. Kjo nismë është anti-ligjore, sepse Ligji për Tatimin në Pronë është i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe vetëm Kuvendi ka të drejtë ta ndryshojë ose të falë borxhet e tatimit në pronë.

Kjo qasje mashtruese duhet të ndalet! Të shfuqizohet aplikimi i rivlerësimit të fundit dhe faturat për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022!

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...