20/06/2024

Abbas në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Zgjidhja e çështjes palestineze, kyç për paqen në Lindjen e Mesme

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se paqja në Lindjen e Mesme nuk mund të arrihet pa siguruar të drejtat e palestinezëve, raporton Anadolu.

Komentet e tij erdhën në një fjalim në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ku ai paralajmëroi Izraelin kundër kthimit të luftës politike në “përleshje fetare”, në lidhje me inkursionet dhe shkeljet kundër vendeve të shenjta islame dhe të krishtera në Kuds.

“Izraeli po shkel rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara dhe ka hequr dorë nga Marrëveshjet e Oslos dhe ne ende kemi shpresë për zbatimin e vendimeve tuaja për t’i dhënë fund pushtimit izraelit në tokën tonë”, tha Abbas.

Abbas i kërkoi shefit të OKB-së Antonio Guterres që të bëjë përgatitjet për një konferencë ndërkombëtare të paqes për procesin e ngecur të paqes “për shkak të politikave izraelite”.

Konferenca “mund të jetë mundësia e fundit për ta mbajtur të mundshme zgjidhjen me dy shtete dhe për ta parandaluar përkeqësimin më serioz të situatës”, tha ai.

Abbas kërkoi “hapa praktikë” për të njohur shtetin palestinez dhe për të pasur anëtarësim të plotë në OKB.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor në muajt e fundit si pasojë e bastisjeve të përsëritura izraelite në qytetet palestineze.

Bisedimet e paqes midis palestinezëve dhe izraelitëve kanë ngecur që nga prilli i vitit 2014 për shkak të refuzimit të Tel Avivit për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve kolone në territoret e pushtuara dhe për të liruar të burgosurit palestinezë. Ata gjithashtu i janë shmangur zgjidhjes me dy shtete.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...