14/06/2024

Abdixhiku: Kosova e ka humbur rrugën, dhuna në Kuvend është shëmti

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me takimet konsultative, këtë herë me profesorë universitarë e me diplomatë, me qëllim ndërtimin e masës kritike kundër pushtetit aktual të Albin Kurtit, për gjetjen e një “rruge të tretë” për ta bërë Kosovën vend normal, zhvillimor e euroatlantik.

Në takimin e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, kreu i LDK-së ka folur edhe për dhunën e shpërfaqur sot në Kuvendin e Kosovës.

“Një episod i errët i historisë parlamantare në vend; në një kohë kritike për Republikën dhe të ardhmen tonë si shtet. Dhuna nuk është mjet, nuk ishte as sot e nuk ishte as dje. Dhuna në Kuvendin e Kosovës është shëmti. Ajo shpërfytyron vetë demokracinë dhe kulturën politike për të cilën kemi nevojë si shoqëri”, ka thënë Abdixhiku.

“LDK e refuzon këtë qasje si mjet. Siç dhe refuzon gjuhën polarizuese, përçarëse e nxitëse që është bërë tashmë standard i sjelljes së pushtetit. Dhe jemi krenarë për këtë”.

“Duket se rruga e Kosovës është e humbur tashmë. Vendi ynë ka nevojë për një rrugë të re, të tretë. Një që na bën vend normal, zhvillimor e euroatlantik”.

“Prandaj sot vazhdova këtë rrugë. Në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, zhvillova takimin e tretë konsultativ, këtë herë me profesorë universitarë e me diplomatë. Mes diskutimeve përmbajtësore për udhëkryqin historik të Republikës dhe nevojën e ndërtimit të masës kritike, gjetëm ide e pikëpamje fundamentale për nismën tonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Ky vend, ky shtet, kjo shoqëri ka nevojë për zgjim kolektiv, e vendosje të binarëve euroatlantikë. Ju ftoj në këtë rrugëtim!”

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...