19/04/2024

Abdullah Klinaku bën thirrje publike institucioneve shtetërore për futjen e lëndës fetare nëpër shkolla

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Abdullah Klinaku duke iu referuar rastit të fundit tragjik ku humbi jetën i mituri Lulzim Zejnullahu në një postim të tij në Facebook u ka bërë thirrje publike institucioneve shtetërore që të fusin lëndën fetare nëpër shkolla, ku sipas tij është koha e fundit që rinia të edukohen edhe në frymën fetare.

Positimi i tij i plotë:

Thirrje publike për lëndën e edukimit fetar
Për të gjitha institucionet shtetërore, fetare, partitë politike, mediat dhe intelektualët
Duke ju referuar rastit të fundit tragjik ku nga dhuna e dy të miturëve ka humbur jetën i mituri Lulzim Zejnullahu, ju bëjmë thirrje të gjithëve të reflektoni dhe të mendojmë edhe për një dimension tjetër shumë të rëndësishëm për edukimin e të rinjëve, e që është edukimi fetar në shkolla.
I vetëdijshëm se kjo temë ka ngjallur debate dhe ka nxitur palët të marrin pozicione të ashpëra pro dhe contra, megjithatë jam shumë i bindur se kjo çështje prapë duhet debatuar hapur, pa paragjykime dhe duke ju referuar praktikave më të mira të zbatimi të kësaj lënde në vendet evropiane. E gjithë kjo me qëllimin e vetëm që rasti sikur se i Lulit mos të përsëritet më.
Lënda e edukimit fetar dhe lënda e edukimit medial, janë kërkesa të herë pas hershme që edhe ne si konservator i mbështesim fuqishëm dhe lobojmë për implementimin e tyre.
Lënda e edukimit fetar dhe medial, nuk është monopol dhe përgjegjësi vetëm e një partie apo grupi politik e social, është përgjegjësi e barabartë e të gjitha partive politike dhe bashkësive fetare në Kosovë. Prandaj, duhet të punojmë së bashku për këtë dimension edukativ, pa paragjykime dhe stigmatizime, pa kalkulime e paranoja, thjeshtë të punojmë për të mirën e fëmijëve tonë.
Të gjithë së bashku, ti mësojmë fëmijët se njeriu është krijesa më e bukur dhe më e mirë që e ka krijuar Zoti i Madhërishëm, e cila duhet respektuar, nderuar dhe ruajtur jeta, nderi dhe pasuria e tij.
T’i mësojmë fëmijët tonë, se çdo njeri është në vlerën e një bote në vete dhe atakimi i tij është sikur ta atakosh gjithë njerëzimin.
T’i mësojmë fëmijët se Zoti na ka krijuar të ndryshëm, në dukje, në ngjyrë, në sjellje, në gjuhë, në bindje e në etni që të njihemi e të ofrohemi me njëri tjetrin për të formësuar peisazhin e bukur të krijesave të Zotit.
T’i mësojmë fëmijët se modeli më i mirë për tu ndjekur janë profetët, dijetarët e të urtët e jo të tjerët.
Të gjithë së bashku të mendojmë se si mund ta implementojmë në sistemin tonë edukativ edhe dimensionin e vlerave Hyjnore.
Abdullah Klinaku
Demokracia Konservatore

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...