Admirali Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli deklaroi se Ura e Ibrit nuk duhet të hapet dhe se një gjë e tillë mund të shkaktojë rrezik.
Kështu u shpreh ai pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, ku ai foli për situatën në veri dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në vend.
Në konferencë për media pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, admirali i NATO-s u shpreh se mandati i KFOR-it në Kosovë është për një mjedis të sigurt, për çka shtoi se ka sfida të vazhdueshme.
“Pra, mandati i KFOR-it është të ruajë një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet këtu në Kosovë. Ka sfida të vazhdueshme për këtë, disa janë të brendshme dhe disa janë ndërkombëtare. Dhe KFOR-i punon për të kuptuar dhe përjashtuar efektivitetin e tyre”, u shpreh ai.
Admiral Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate deklaroi se Ura e Ibrit nuk duhet të hapet për shkak se mund të shkaktojë rrezik.