25/04/2025

AGK dënon sulmet e protestuesve serbë ndaj gazetarëve

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pasi protestuesit në veri kanë dëmtuar veturat e RTV Dukagjinit dhe Kallxo-s.

AGK thekson se, në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs, me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e “Republika e Kosovës” në targa.

“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thotë reagimi i AGK-së.

Njëherësh, AGK-ja, fton gazetarë për kujdes të shtuar gjatë raportimit nga komunat në të cilat janë vendosur protestuesit.

Serbët në veri janë duke mbajtur protesta kundër kryetarëve të rinj shqiptar, në mëngjes ata kanë tentuar të hyjnë në objektin e komunës së Zveçanit, por që janë ndaluar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...