19/04/2024

Aksident i rëndë në “Rrugën e Arbrit”, vdesin dy persona

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së hënës në “Rrugën e Arbrit”.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur ngjarja ndodhi afër Shkallës së Tujanit, në Tiranë.

Në aksident u përfshinë 2 automjete, një makinë poste dhe një Golf.

“Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën. Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën”, ka thënë Policia e Tiranës në një informacion për mediat.

Si pasojë i këtij aksidenti, njëra prej mjeteve përfundoi jashtë rruge duke rënë në humnerë.

Të dy personat që ndodheshin në automjet mbetën të vdekur.

Ata janë identifikuar nga policia si M.T. 35 vjeç, dhe E.C., 29 vjeçe, raporton TV Klan.

Ndërsa, shoferi i makinës tjetër u dërgua në spital për tretman mjekësor.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...