13/01/2025

Aksioni i Speciales – arrestohen Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Bahri Fazliu

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Speciale të enjten ka arrestuar ish-këshilltarin e Hashim Thaçit dhe ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje edhe të Zyra e Prokurorit të Specializuar për të marrë vesh mbi arsyet e arrestimimeve, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.

Familjarët e të arrestuarve kanë konfirmuar aksionin e Speciales gjatë mëngjesit të sotëm.

Kilaj, i cili kishte shërbyer edhe si kryetar i Malishevës, qe arrestuar edhe në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimin për pengim të drejtësisë. Në maj të këtij viti, ai u lirua nën kushte të rrepta, por vazhdoi të ngelte si i dyshuar. Si kusht paraprak për lirim e pati shumën prej 30 mijë eurosh të cilën duhej t’ia jepte administratores si garanci financiare.

Në korrik, Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte paraqitur aktakuzën e ndryshuar ndaj tij.

Vitin e kaluar, Specialja pati bastisur shtëpitë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Smakajt dhe Fadil Fazliut.

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka thënë se Specialja po vazhdon gjahun ndaj luftëtarëve të lirisë.

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në  media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...