Policia e Kosovës, përmes hetuesve të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka arrestuar dy persona, B.M. dhe Q.M., nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “mashtrim”.
Sipas njoftimit zyrtar, më 5 shtator 2025, hetuesit kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë në katër lokacione të personave të dyshuar – shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse.
Gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.