08/06/2025

Alergjitë e vjeshtës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Alergjitë e vjeshtës janë alergjitë ndaj shkurreve. Më e shpeshta ndër to është lule pelini, e cila rritet kudo, lulëzon dhe lëshon polenin prej gushtit deri në nëntor.
Simptomat janë të ngjashme me alergjitë tjera duke filluar nga teshtima, kruarje të hundës, syve, veshëve, qiellzës, bllokim hundësh, kollitje.
Cfarë kujdesi duhet të kemi për tu mbrojtur ose si mund t’I parandalojmë këto simptoma?
Parandalimi mund të bëhet nëse i shmangim daljet në kohen kur poleni në ajër është në kulminacion apo të bartet maska nga ora 9h e mëngjesit deri në 17h në mbrëmje . Të shmangim kontaktin me alergjenin kryesor, të pamundësohet kontakti me mykun e brensdshëm dhe jashtëm, hunda të pastrohet me uje deti.

Ndryshimet klimatike a paraqesin probleme te njerëzit me alergji?
Sëmundjet alergjike janë të trashëguara dhe kjo si rezultat i ndikimit të sistemit imunitar por kanê ndikim edhe faktorët ambiental në këtë rast ndryshimet klimatike.

Cila është porosia juaj për prindërit që i kanë femijët me alergji?!

Për prindërit është e rëndësishme të kerkojnë ndihmë nga mjeku përkatës me kohë.
Kjo nënkupton diagnostikim e hershëm, parandalimin dhe trajtimin e duhur të alergjisë.

Me respekt
Dr Ylfete Retkoceri Ukëperaj
Alergologe Imunologe

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...