24/10/2025

Ali Ahmeti: Nuk tërhiqem, AKI është fituese e zgjedhjeve lokale

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga drejtimi i partisë që udhëheq.

Në një konferencë për media, Ahmeti ka theksuar se aleanca që ai ka drejtuar ka dalë fituese në zgjedhjet e fundit.

“AKI në këto zgjedhje ka fituar 114.076 vota, me gjithsej 159 këshilltarë. Shoqata e Gazimestanit VLEN, ka fituar 91.849 vota, me gjithsej 122 këshilltarë. Cili është fitues këtu? Ata janë humbës edhe në zgjedhjet e kaluara. Pa hyrë në kalkulime tjera se si do të përktheheshin në mandate këto rezultate, ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dhe jo me shumë vonesë. Në këto zgjedhje dhe në ato tjera, ka pasur karakter nacionalist. Duke filluar nga propaganda se kush kërkon gjuhën shqipe të shkojë në Shqipëri e Kosovë”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka shtuar se qëllimi i partisë që udhëheq është ndërtimi i një Maqedonie europiane dhe unitare.

“Ne përpiqemi për Maqedoni europiane, unitare, me marrëdhënie të mira ndëretnike, pa probleme me fqinjët, filozofi e menduar që i shërben të ardhmes, e jo kthim në të kaluarën”, ka theksuar kreu i BDI-së.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...