12/11/2024

Ali Berisha, kundërshtari i parë i Gazit në Pejë, gati zyrtarizimi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-kryetari i Pejës, Ali Berisha pritet t’i hyj garës për kryetarin e kësaj komune, saktësisht pas dy viteve në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Burime të IndeksOnline, bëjnë me dije se ai pritet të jetë kandidat i AAK-së për të parin e kësaj komune.

I kontaktuar nga IndeksOnline ai nuk e ka mohuar mundësinë që të kandidoj për kryetar të komunës nga rajoni i Dukagjinit.

“Ende nuk është e zyrtarizune, pasiqë me statut të partisë shkojnë propozimet prej dege dhe tani me nivel qendror edhe atje këshilli drejtues dhe kryetari që e jep vendimin përfundimtar. Unë mund me konfirmu nga ana e degës dhe ana ime është gjithçka në rregull”, ka thënë Berisha.

Më tutje, ai ka thënë se kanë nis të punojnë në teren me takime duke shtuar se do të punojnë fuqishëm për të rikthyer Pejën në qeverisjen e AAK-së.

“Unë kam qenë kryetar në 2007 kur buxheti ka qenë krejt ndryshe, i limituar dhe kam qenë një mandat dy vjeçar, mandati i pari me vota të drejtpërdrejta të qytetarëve dhe mandej e kam një mandat katër vjeçar që kam fitu dhe në atë periudhe janë bërë disa ndryshime për Pejë bukur shumë”, ka shtuar ai.

AAK është subjekti i vetëm që ka zyrtarizuar disa kandidatura për kryetar të komunave, pavarësisht që zgjedhjet lokale pritet të mbahen pas dy viteve./IndeksOnline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...