Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sërish ka folur për situatën politike në Kosovë – për çështjen e targave dhe Asociacionit.
Pra gazetarëve, Hovenier tha se situata ne veri është shqetësuar dhe ka potencial për të eskaluar.
“Të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në veri”, sepse ajo ka “potencial për të eskaluar”, tha ambasadori Hovenier.
Më tej theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me komunitetin serb, duke shfaqur shpresën se përfaqësuesit e tij do të kthehen në institucionet e Kosovës.
“Shpresojmë që kjo gjë të jetë e përkohshme”, tha Hovenier duke komentuar dorëheqjet e serbëve.
Ky plan nisi të zbatohet më 1 nëntor, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që të shtyhet.