Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është deklaruar në lidhje me organizimin e Procesit të Berlinit, i cili tash e një dekadë organizohet nga Gjermania, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ambasadori gjerman u shpreh krenar për 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.
Sipas tij, që nga viti 2014, ky proces ka krijuar lidhje më të forta, në mes të gjashtëshes të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
“Bashkë jemi të përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjen në rritje në Kosovë dhe krejt regjionin”, ka shkruar mes tjerash Rohde në platformën “X”.
Proud to see 🇩🇪 hosting the #BerlinProcess on its 10th anniversary.
Since its first edition 2014, it has fostered stronger ties between the WEB-6, 🇪🇺 & partner nations.
Together, we’re committed to boosting regional cooperation + supporting growth in 🇽🇰 and the entire region. pic.twitter.com/To2xRIHZEV— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS)September 19, 2024