Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka reaguar për mbledhjen e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, duke thënë se këto janë në frymë të idesë për “Shqipërinë e Madhe”.
“Pyetja është sigurisht retorike. Krahas gjithë sa më sipër, duket se BE-ja ka marrë, siç pritej, mesazhe alarmante nga Tirana nga seanca e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës në frymën e idesë së “Shqipërisë së Madhe”. . Këto janë mesazhe që lavdërojnë UÇK-në dhe liderët e saj, të cilët akuzohen për krime kundër njerëzimit”, ka thënë Bocan-Kharchenko.
Gjithashut Bocan-Kharchenko ka kundërshtuar futjen e propozimit franko-gjerman në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Perëndimi e uli tensionin e shkaktuar nga çështja e targave, të cilin Prishtina e krijoi artificialisht, por nuk e bëri me qëllimin e normalizimit të situatës. Tani po i hedh sërish benzinë zjarrit”, ka thënë ai, shkruan N1.