14/04/2024

Ancelotti zbulon planet e Real Madridit për afatin kalimtar të janarit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Carlo Ancelotti ka folur rreth planeve të Real Madridit për të blerë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit.

Real Madridi momentalisht po kalon në një formë të shkëlqyeshme në La Liga teksa nuk di për humbje që nga disfata ndaj Atletico Madridit në shtator të këtij viti.

Ata gjithashtu kanë siguruar kalimin në mesin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve pasi kanë grumbulluar 15 pikë në grup duke fituar të gjitha ndeshjet.

Tekniku italian ka konfirmuar se klubi nuk do të bëjë asnjë lëvizje gjatë afatit kalimtar të janarit duke shuar kështu zërat që lidhnin Real Madridin me disa lojtarë, me Icardin si rasti më i freskët.

Los Blancos kanë bërë pesë blerje gjatë afatit kalimtar veror duke transferuar një lojtar siç është Jude Bellingham nga Borussia Dortmund. Ata gjithashtu kanë nënshkruar në formë huazimi me Joselu nga Espanyol, për të zëvendësuar Karim Benzeman i cili u largua në drejtim të Arabisë Saudite.

Këtë sezon, Ancelotti ka aplikuar një skemë të re 4-4-2 diamant me Rodrygon dhe Vinicius që udhëheqin vijën e sulmit dhe me Bellingham mbrapa tyre.

Kjo ndryshim në taktikë ka funksionuar deri më tash për ta pasi kanë shënuar 44 gola në të gjitha garat këtë sezon.

Mesfushori anglez është golashënuesi më i mirë i Real Madridit për momentin me 15 gola dhe pas tij vjen Rodrygo që ka tetë sosh.

Deri më tani, 64-vjeçari ka besim të plotë tek skuadra e tij por lëndimi i Vinicius mund të bëjë që ai të ndryshojë mendjen kur të hapet afati kalimtar.

Vinicius tanimë është konfirmuar se do të jetë jashtë fushave për 10 javë pas lëndimit që pësoi gjatë grumbullimit me Brazilin.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...