25/04/2025

Anija e fundit me drithë nën marrëveshjen e Detit të Zi lë Ukrainën

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Anija e fundit sipas marrëveshjes së Detit të Zi për drithërat ukrainase e ka lëshuar territorin e këtij shteti këtë të mërkurë.

Zëdhënësi i Qendrës së Përbashkët për Koordinim, i ka thënë CNN-it se bisedimet për vazhdimin e saj janë duke vijuar, transmeton KlanKosova.tv.

Anija e ka lënë postin e Chornomorsk në brigjet e Detit të Zi, duke bartur 30 mijë tonë misër dhe që është nisur në drejtim të Turqisë.

Iniciativa e Detit të Zi për drithin i mundëson Ukrainës që ta eksportojë atë përmes detit. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, është nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina në qershorin e vitit të kaluar dhe prej atëherë është vazhduar disa herë.

Marrëveshja skadon të enjten dhe deri më tani nuk është rinovuar./klankosova

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...