18/07/2024

Anijet kineze hyjnë në ujërat territoriale të Japonisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Anijet e rojës bregdetare kineze kanë hyrë në ujërat territoriale japoneze rreth ishujve të diskutueshëm Senkaku në Detin e Kinës Lindore, thanë forcat japoneze të sigurisë bregdetare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shtabit të rojës bregdetare japoneze të zonës së 11-të në rrethin Naha të provincës Okinawa, dy anije të rojës bregdetare kineze kanë shkelur ujërat territoriale kombëtare japoneze.

Anijet që lundronin në zonën që bën pjesë në ujërat territoriale japoneze u përpoqën të afroheshin drejt anijeve japoneze të peshkimit rreth ishullit Minamikojima në orën 02:40 me kohën lokale.

U raportua se njësitë e rojës bregdetare japoneze, të cilët kanë paralajmëruar anijet kineze të largoheshin nga rajoni, kanë garantuar sigurinë e anijeve të peshkimit.

Ishujt e diskutueshëm

Në Detin e Kinës Lindore, arkipelagu i quajtur “Senkaku” nga Japonia dhe “Diaoyu” nga Kina, përbëhet nga 5 ishuj dhe 3 shkëmbinj.

Ishujt, të cilët janë në pronësi të Japonisë, por pretendohen nga Kina, dhe në të cilat nuk jeton askush, prej kohësh kanë shkaktuar debate mbi sovranitetin.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...