21/04/2026

Apple dhe të tjerët mund të përfitojnë nga padia e SHBA kundër Google

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një padi historike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ndaj Alphabet, kompania mëmë e Google mbi dominimin e saj në teknologjinë e reklamimit, mund t’i ndihmojë rivalët dhe faqet e internetit që shesin hapësira reklamuese, por që disa ekspertë për Reuters thanë se kjo e bënë të paqartë të ardhmen për vetë reklamuesit.

Ankesa nga Departamenti i Drejtësisë ndaj Google, e cila u bë gjatë së enjtes, i bëri thirrje kompanisë që të heqë dorë nga Google Ad Manager, një grup mjetesh duke përfshirë një që lejon faqet e internetit të vendosin hapësirë reklamash për shitje dhe një tjetër që shërbeu si një treg reklamash që përputhte automatikisht reklamuesit me botuesit e reklamave.

Nëse padia e Departamentit të Drejtësisë do të ketë sukses, atëherë “reklamuesit dhe botuesit mund të kenë më shumë ndikim me më shumë opsione – dhe rrjedhimisht më shumë konkurrencë”, tha Neil Begley nga Moody’s Investors Service, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...